Patëllxhanë të mbushur nga Silvana Musej, shefe kuzhine në Itali

12 Maj 2023, 11:55

E ftuar në këndin e gatimit të "Rreze Dielli" shefja e kuzhinës, që jeton e punon në Itali Silvana Musej, e cila gatuan recëtën e Patëllxhanë të mbushur njësoj siç e gatuante mamaja e saj.

Patëllxhanë të mbushur

Përbërësit:

  • 4 patëllxhanë
  • 1 karrotë
  • 1 spec i kuq
  • 1 spec jeshil
  • 2 qepë
  • 500 gr mish i grirë
  • 2 lgj salcë domate
  • 3 domate
  • Vaj ulliri
  • Kripë
  • Piper i zi
  • Piper i kuq
  • Bimë aromatike

Përgatitja:

Fillimisht pastrojmë patëllxhanët dhe i vendosim në ujë me kripë. Më pas presim të gjitha perimet në kubikë. Kaurdisim mishin e grirë derisa të kokrrizohet, shtojmë qepët, karrotat, pjesët e brendshme të patëllxhanëve dhe gradualisht domatet dhe specat. I kaurdisim të gjitha duke shtuar bimët aromatike dhe erëzat bashkë me salcën. Bëjmë mbushjen e patëllxhanëve me harxhin dhe i vendosin në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 50 minuta.