PD ende pa vendim për emrat për kryebashkiakë e këshilltarë! Përfundon mbledhja e Alibeajt me 17 emrat e konfirmuar deri tani! Kryetarët e degëve duan një deputet kandidat për Tiranën (LISTA)

25 Mars 2023, 19:19 | Përditesimi i fundit: 2023-03-26 11:08:24

Partia Demokratike ende nuk ka një vendim se si do të futet në zgjedhjet vendore të 14 majit, ndërsa Enklejed Alibeaj vijon edhe sot mbledhjet maratonë me strukturat e partisë. Alibeaj do të zhvillojë një takim me 17 kandidatët e prezantuar deri më tani për kryetarë bashkie. Në mbledhje pritet të diskutohet lidhur me qëndrimin e tyre për zgjedhjet, ndërsa me interes pritet se çfarë do të ndodhë me Tiranën.