PD hap fushatën elektorale në Lezhë, Bardhi: Rithemelimi po fuqizon Metën që solli në pushtet Ramën në vitin 2013! Në këtë betejë të pazakontë jemi për të ruajtur dinjitetin

16 Prill 2023, 09:51 | Përditesimi i fundit: 2023-04-16 11:38:28

PD ka hapur fushatën elektorale në Lezhë duke komentuar koalicionin e Sali Berishës me Ilir Metën. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ishte në një takim me demokratët në Lezhë, ku tha se nuk e pranojnë që të bëhen gabimet e së shkuarës duke fuqizuar Ilir Metën.