PD kërkon përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi për Spiropalin: Përdori gjuhë provokuese dhe fyese ndaj Spahos

24 Shkurt 2023, 15:05

10 deputetë të opozitës kërkojnë përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi të ministres Elisa Spiropali me argumentin se ka përdorur gjuhë fyese dhe provokuese ndaj deputetit Edmond Spaho që është përjashtuar më herët pasi i ra për 6 orë rresht bilbilit seancën e javës së kaluar.