PD prezanton kandidatët në Kavajë, Elmar Brook kërkon nga podiumi shans të tretë për mikun e tij: Ta heqim Ramën! Berisha: Më 11 maj ia shtypim kokën dhe bishtin Edit

25 Prill, 21:52

Partia Demokratike dhe aleatët e saj prezantuan sot në Kavajë kandidatët për deputetë të qarkut të Tiranës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sali Berisha s'i mblodhi mbështetësit në shesh të hapur, por në një rrugicë. Këtë herë PD kishte thirrur për fjalime edhe disa përfaqësues partive simotra të PPE, deri dhe nga Venezuela. Mes tyre dhe i përhershmi Brook, që tha se "Berisha e ka çuar përpara Shqipërinë"