PD shpërndau lajmin për djalin e Trump dhe Ramën, Spahiu: Këta mendojnë se mund të përdorin familjen e presidentit apo t’i blesh! Do ketë reagime të tjera

29 Prill, 18:27

Ujërat e politikës shqiptare nuk i ka trazuar vetëm kontrata 6 mln dollarë e lobimit të PD-së dhe Sali Berishës me kompaninë amerikane “Continental”, por edhe lajmi që përhapën se kryeministri Edi Rama kishte ndërmjetësuar për takimin në Beograd me djalin e presidentit Donald Trump, Donald Jr.