PD zgjedh sot për kreun e ri mes përçarjeve! 25 mijë anëtarë thirren të votojnë, Bardhi çoi çështjen në gjykatë

29 Korrik 2023, 10:25 | Përditesimi i fundit: 2023-07-29 23:08:26

Partia Demokratike zgjedh sot kryetarin e ri. 25 mijë anëtarë janë thirrur që të votojnë, ndërsa PD shkon në këto zgjedhje e përçarë në 3 pjesë. Në zgjedhjet e sotme nuk priten surpriza, pasi përballë Lulzim Bashës është kandidati Gjergji Hani. Procesi po kundërshtohet ashpër nga një pjesë e rëndësishme e partisë e kryesuar nga Bardhi.