PDIU, Idrizi nis fushatën për zgjedhjet e 14 majit: S'kemi as tokë, as det për të falur! Debati s'duhet për autobusët falas, por për ekonominë

15 Prill 2023, 18:51

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi e ka nisur fushatën për zgjedhjet e 14 majit duke thënë se kanë zgjedhur të garojnë sërish të vetëm pasi nuk kanë as tokë, as det për të falur. Me ironi për premtimin e Belind Këlliçit rreth transportit urban falas, Idrizi thotë se debati duhet të bëhet për ekonominë, jo për autobusët.