Penne me domate dhe mozzarella në furrë nga zonja Vjollca

16 Shtator 2020, 10:55

Penne me domate dhe mozzarela në furrë

Përbërësit:

400 gr makarona pene

pak vaj, pak gjalp 1 lugë gjelle

1 qepë

500 gr domate

250 gr rikota

200 gr mozzarella

3 lugë gjelle parmixhano i grirë

borzilok

kripë dhe piper të zi

gjalp për lyerjen e tavës

Përgatitja:

Në një tigan të thellë vendosim vaj, 1 lugë gjelle gjalp. E lëmë sa gjalpi të shkrijë dhe shtojmë në të 1 qepë të prerë në kubikë të vegjël. E kaurdisim për 5 minuta deri sa qepa të zbutet, domatet të qëruara nga lëkura dhe I shtypim me shypsen e puresë, kripë. Në një tenxhere me ujë të valuar shtojmë kripë, pennët dhe I lëmë ato të ziejnë për 2 minuta më pak se minutazhi I shkruar në etiketë. Në një tas vendosim rikotën, një garuzhdë salcë domate. Përziejmë rikotën me salcën dhe shtojmë makaronat I përziejmë së bashku. Lyejmë një tepsi me gjalp dhe shtojmë ½ e makaronave mbulojmë ato me feta mozzarella me ½ salcës me domate dhe shtojmë makaronat e mbetura. I nivelojmë ato në tepsi vendosim mbi makarona salcën e mbetur duke e shpërndarë uniform e mbulojmë me parmixhanon të grirë në furrë  në temperaturë 200 gradë Celsius për 20-30 minuta. E servirim të shoqëruara me sallatë.