Peqin/ Banorët e Grykshit protestojnë: Ndërtimi i autostradës na ka zaptuar tokat bujqësore, jemi izoluar nga pjesa tjetër e zonës

1 Maj 2025, 19:47 | Përditesimi: 1 Maj 2025, 19:47

Banorët e fshatit Gryksh në bashkinë e Peqinit kanë protestuar sërish ditën e sotme për ndërtimin e segmentit rrugor që lidh Rrogozhinën me Elbasanin. Ata shprehen se autostrada e re u ka zaptuar tokat bujqësore, të cilat i kanë përdorur ndër vite për prodhime bujqësore.

I.M/Shqiptarja.com