Përfundon godina e re në ‘Qytetin Studenti’, Veliaj: Së shpejti nis kampusi më i madh studentor! Mbajtëm premtimin për abone falas

3 Prill 2023, 16:03

Përfundon rikonstruksioni i një godine tjetër në Qytetin Studenti, e cila do të presë së shpejti 300 studentë, me kushte më cilësore dhe hapësira më të mëdha. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me deputetin e PS, Arben Pëllumbi, inspektoi detajet e fundit të godinës së rikonstruktuar, u shpreh se përmirësimi i kushteve për ata që studiojnë në Tiranë është prioritet i bashkisë.