Përfundon mbledhja e grupit parlamentar, Agalliu: Do mbështesim vetëm kandidatët që mbajnë logon e PD-së

31 Mars 2023, 13:44

Deputeti Arbi Agalliu në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, u shpreh se ai do të mbështesë vetëm kandidatët që mbajnë logon e PD-së.

‘Do mbështes kandidatët që janë nën logon e PD-së. Në pjesën më të logjikshme të kësaj situate do duhet të japim një lloj shembulli për të mos e ndarë me tej elektoratin  djathtë. Çdo përpjekje do të përqendrohet kundër kësaj qeveria. Kandidati i Vlorës është i lirë të mbajë qëndrimet e tij dhe shpresoj të votojnë atë parti nga e cila kanë dalë.’- tha Agalliu.