‘Përfundon në gusht’, Rama inspekton punimet për rindërtimin në Ndroq: Rreth 350 banorë do mblidhen në këtë lagje qendrore

24 Maj 2021, 11:35 | Përditesimi: 24 Maj 2021, 11:36

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kanë inspektuar punimet për rindërtimin në lagjen e re në Ndroq.

Sipas tyre lagja e re do të jetë gati në fund të gushtit dhe rreth 350 banorë do të mblidhen ne lagjen qendrore.

‘Lagja e re në Ndroq, do të jetë gati në vjeshtë, me shtëpitë e banimit, kopshtin, shkollën dhe një qendër komunitare. Pasi humbën shtëpitë e vjetra në pika të largëta e të veçuara, rreth 350 banorë do të mblidhen në këtë lagje qendrore, me akses të shpejtë në shërbime për të gjitha moshat.’- shkruan Rama.

b.ha./Shqiptarja.com