Pergjigjet gruaja pas mesazhit:“Ti me kycje parate ne dollap, zhduku maskara

| Përditesimi i fundit: 2019-01-04 19:57:38

Marrëdhëniet kanë qenë shumë të mira. Erdhi ne jetë Erika në 2006-ën. Pas tre vitesh lindi goca e dytë, Megi. Me Lorencën nuk kemi pasur probleme, kam punuar me aq mundësi sa kisha për të mbajtur familjen. Në 2012-ën ajo filloi jo po do iki, nuk rri. Iku, erdhi këtu në Tiranë te motrat. Megjithë thirrjet e mia, erdhi në Tiranë. Vajzat i mori me vete dhe jetoi këtu në Tiranë me dy motrat e saj. Pas tre muajsh qëndrimi në Tiranë, gjetëm gjuhën, ajo u rikthye në Roskovec. Pas rikthimit nga Tirana, në fund të 2012-ës lindi vajza e tretë. 

Në janar 2018 iku sërish. Më coi një SMS ku më thoshte se kishte ikur dhe se unë duhej të shikoja jetën time. Donte gjithmonë të largohej vetëm me vajzat dhe u largua. E kam takuar këtu në Tiranë bashkë me tre gocat dhe i kam kërkuar të ribashkohemi. Më ka thënë jo. Për herë të fundit i kam takuar para një muaji", rrëfeu Alberti për moderatoren Odeta Dume.

Në pjesën e dytë të emisionit "Pa gjurmë", Lorenca është vendosur në kontakt me Albertin përmes një lidhjeje telefonike. Ajo i bëri të qartë që nuk do të ribashkohej më me të dhe madje e akuzoi Albertin edhe për dhunë fizike. 

"Albert, ti e di shumë mirë përse kam ikur. Ika sepse nuk e mbante dot familjen e tij me bukë. Edhe atë pak rrogë që merrte, na e nxirrte prej hundësh. Ai nuk arrinte t'i siguronte vajzave ushqim, libra, asgjë. Nuk më linte as të punoja, më mbante të mbyllur në shtëpi", u shpreh ajo për moderatoren e emisionit. 

Lorenca u shkëput nga lidhja telefonike, duke i premtuar moderatores se do të konfrontohej me Albertin në studion e emisionit "Pa gjurmë".

Programe të tjera

Shiko të gjitha