Perime me qofte në furrë nga zonja Vjollca

9 Korrik 2020, 10:26

 Perime me qofte në furrë

Përbërësit:

Brumi i qofteve

500 gr mish i grirë

1 qepë

kripë dhe piper I zi

1 lugë çaji erza të thata

3 lugë gjelle bukë e thatë e thërrmuar

1 vezë

Salca

2-3 speca të kuq ( të pjekur)

1 qepë

1-2 karrota

400 gr pure domate

disa gjethe borzilok

kripë dhe piper i zi

Perime

3 patëllxhanë

3-4 kunguj

2-3 qepë

3 domate

3-4 patate

Përgatitja:

Fillimisht të gjtihë përbërësit e qofteve I vendosim në një tas dhe I punojmë mirë me dorë deri sa brumi të shkëputet nga ena dhe të mos na ngjitet nëpër duar. E mbulojmë me celefon dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta.Ndërkohë në një tigan vendosim qepën në kubikë të vegjël dhe e kaurdsim për 5 minuta shtojmë karrotat, selinnonë në kubikë vazhdojmë përzjeren. Shtojmë specact e kuq të pjekur dhe qëruar më parë të grira. Cpëtojmë disa gjethe borzilok, pure domate dhe e kalojmë salcën në blender e kthejmë në pure. Me salcën pure të përgatitur më parë. Shtojmë si bazë në tepsinë. presim perimet në feta rrumbullake dhe I lëmë në ujë me kripë. Përgatisim qoftet dhe bëjmë vendosjen e të gjithë përbëërësve në tavë. Vendosim pjerrtas nga një fetë për cdo perime. Shtojmë nga 1 qofte dhe I alternojmë në tavë si tjegullat. I spërkasim mirë me vaj të aromatizuar, vendosim 3-4 thelpinj hudhër, mbulojmë tavën me lëtër alumini dhe e vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 40 minuta në fund largojmë letrën e aluminit dhe e lëmë dhe 20 minuta të tjera në 180 gradë Celsius. E shërbejmë të ngrohtë.