Perime të stinës në tigan me salcë domate nga zonja Albana

4 Maj 2023, 11:07

Perime të stinës në tigan me salcë domate

Përbërësit:

  • 4-5 patëllxhanë
  • 3 speca jeshil
  • 3 speca të kuq
  • 2 qepë
  • 5-6 thelpinj hudhër
  • 2 lgj salcë domate
  • 3 kokrra domate
  • 2-3 lgj vaj ulliri
  • Kripë, piper i zi, piper i kuq

Përgatitja:

Fillimisht skuqim patëllxhanët pasi i kemi prerë si fizarmonikë, skuqim më pas specat e prera në madhësi mesatare. I largojmë specat dhe patëllxhanët nga tigani dhe në po atë yndyrë kaurdisim qepën e prerë në kubikë. Pasi qepa të bëhet transparente shtojmë hudhrat, domatet e prera në kubikë si dhe salcën e domates. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë salcën të vlojë për pak minuta me kapak të mbyllur. Më pas sipër salcës vendosim patëllxhanët dhe specat e skuqur. Sipas dëshirës mund të shtojmë bimë aromatike apo pak fara susami në momentin e servirjes.