Permbushet amaneti i babait/ Gjendet ne Itali motra mulate e jashteligjshme

5 Shkurt 2019, 22:54 | Përditesimi i fundit: 2019-02-05 23:33:31

Pjesa e Trete Dt 5 Shkurt  Pa Gjurme - Permbushet amaneti i babait/ Gjendet ne Itali motra mulate e jashteligjshme

Historia e dashurisë që lindi mes një sarandioti që për arsye familjare nuk mundëm t’ia përmendnim emrin dhe vajzës nga i njëjti qytet Sovjetës erdhi në emisionin pa gjurmë në kërkim të vajzës. Këtë histori e solli në studio motra nga babai i Sovjetës, ajo është në kërkim të motrës. Kjo histori dashurie e rrëfyer ishte e paragjykuar për shkak së Sovjeta ishte me ngjyrë. Duke thyer këtë lloj diskriminimi racor në kërkim të Jetës në përmbushje të amanetin që la gjyshi. Motra e Jetës nga babai kërkon të takohet pas afro 28 vitesh nga lindja motrën e saj.

Sovjeta Ibrahimi solli në jetë Jetën, vajzën e saj më 22 prill të vitit 1991. Ajo mbeti vajza nga një lidhje jashtë martesore mes dy sarandiotëve. Vajza në këto kushte transferohet drejt shtëpisë së fëmijës Vlorë. Jeta vijoi ndërsa Sovjeta kaloi vite të vështira.

Ironia e fatit bëri që sot vajza e sarandiotit të jetë në kërkim të morës së saj nga babai, pasi ai u nda nga kjo jetë më një peng në zemer duke lënë një amanet, në kërkim të vajzës nga kjo lidhje jashtë martesore me Sovjetën.

 "Më 22 prill të 1991 vjen në jetë motra Sovjeta.  Në rradhë të parë ajo të jetë gjallë.  Për mua do ishte më mirë.  Kam ardhur nga ana ime të kërkoj motrën time . Ka lindur në 22 prill 1991 ka lindur në Sarandë.  Kam ardhur të çoj në vend amanetin e babait tim , për t'u njohur me gjakun tim. Ne e mësuam se kishim një motër nga Babai. Ajo ka qenë në shtëpinë e fëmijë në Vlorë dhe më pas është birësuar në 1998-ën është birësuar në Itali.  Kam informacionet e mia dhe dyshoj që fëmija është shitur . Në atë vit që është birësuar vajza babai im ka qenë i sëmuarë. Sovjeta është nëna e motrës nga babai. Unë kam ardhur sot e vendosur për të gjetur motrën time.",  u shpreh Ilda në kërkim të motrës nga babai. 

Ndërkohë, gazetarja Odeta Dume, gjatë mbrëmjes së sotme në emision ka dhënë lajmin e mirë ku ka shfaqur edhe fotot ku prezantohet jeta e saj ndër vite , kur ka qenë e vogël e cila aktualisht jeton në Itali  kontaktuar me zonjën Sovjete në shtëpinë e saj. Emri i saj, i vërtetë nuk është Jeta Ibrahimi, ajo quhet Rita .  Përmes një lidhje telefonike ajo është shprehur se kujton gjithçka , që nga momenti kur është larguar se ishte birësuar nga një familje në Itali se ishte në dijeni që kishte ardhur në jetë nga një lidhje jashtë martese.  Ajo ka drejtuar një pyetje, pse e kërkojën sot.

Ndëkohë, motra e saj Ilda është shprehur mjaft e lumtur dhe emocionuar për gjetjen e motrës së saj, ndërsa i bën thirrje që ndihet krenare për motrën e saj dhe shpreson që ajo një ditë të kthehet në gjirin e familjes, pasi do të jetë gjithnjë e mikpritur

Dua që ajo të dijë që ka një motër dhe dy vëllezër . Dhe ne kemi prej kaq vitesh që e kërkojmë por nuk kemi arritur ta gjejmë dot. Duam vetëm ta njohim , ta dija se ajo ka një motër e vëlla. Është e mikpritur të vijë në familjen e saj. Por ta dijë se duhet të ndihet krenare që ka një familje shqiptare, që e pret dhe do të bashkohet. Është vendimi i saj nëse do të takohet me familjen e saj ose jo.

Ilda, motra e Jetës