Përplasja Lapaj-Shabani, orët e fundit për negociata! Ana Dajko, 60-vjeçarja që mund të rrëmbejë mandatin nëse s’ka ‘paqe’

17 Korrik, 12:13 | Përditesimi: 17 Korrik, 20:38

Kriza mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit duhet të zgjidhet brenda pak orëve, ose në të kundërt në Kuvend shkon 60-vjeçarja Ana Dajko. Nëse s’ka një pakt mes të rinjve, jashtë Kuvendit mbetet Adriatik Lapaj, por mandati nuk i shkon as dajës së Shabanit, i cili i ka kërkuar KQZ që të marrë mandatin e deputetit, nëse i vjen radha.

    E.H/Shqiptarja.com