Peshon 5 mijë ton dhe e lartë 56 metra, ura e Madhe në Kukës drejt përfundimit, pritet të vendoset sot

11 Mars, 11:48

Ura e Madhe ne Kukës që lidh Rrugën e Kombit dhe brigjet e lumit Drin kërkon edhe pak metra për t’u vendosur në dy bazamentet e saj.

Edhe 20 metra kanë mbetur për vendosjen e Urës në dy bazamentet (pilat) beton arme, ndërkohë që ka përfunduar zhvendosja e saj përmes lundrimit me dy vaska ujore. Ura pritet të vendoset sot.

Zhvendosja ujore e Urës së Madhe filloi të shtunën e 24 shkurtit të këtij viti.