Petanik me fasule laroshe nga zonja Vjollca

19 Tetor 2020, 10:45

Petanik me fasule laroshe

Përbërësit:

1 pako peta të pjekura

400 gr fasule laroshe

1 qepë

pak vaj ulliri

kripë dhe piper të zi

Përgatitja:

Ziejmë fasulet për 10 minuta I derdhim ujë dhe më pas I vendosim përsëri në zjarr për të valuar duke u shtuar dhe 1 qepë të të grirë hollë ose mund të vendosni të plotë të ziejë sëbashku me fasulet. ( Më pas mund të largoni ose e kalojmë në blender dhe e shtojmë përsëri në fasule). Pasi lëngutë jetë trashur I largojmë dhe I lëmë të ftohen, shtojmë pak vaj ulliri, kripë dhe piper. Lyejmë një tepsi me vaj vendosini 2 peta si bazë spërkatini petën e dytë në yndyrë dhe e lagim me lëng dhe fasule. Shtojmë përsëri 2 petë të tjera dhe përsëri e lagim me fasulet kështu vazhdojmë cdo dy petë, pëtaniku bëhet me 3-4 shtresa fasule.

Sipas kërkimeve mund të bëhet edhe me presh ose pa qepë ose presh vetëm me fasule ose me vezë. E vendosim për ta pjekur në temperaturë 200 gradë Celsius për 30 minuta.