120 vjet kostumi i Lunxhërisë! Rrezikonte zhdukjen! Flet artizania: Mu deshën 3 vite punë

27 Nëntor, 12:23 | Përditesimi: 27 Nëntor, 12:23

Shqipëria ka një pasuri të jashtëzakonshme kulturore, që jeton në traditat, veshjet popullore, motivet e qëndisura, këngët dhe mjeshtëritë e trashëguara ndër breza. Por ruajtja e kësaj pasurie kërkon njerëz që e duan, e promovojnë dhe punojnë çdo ditë për ta mbajtur gjallë. Sot në studion e Rreze Dielli do të flasim për trashëgiminë tonë kulturore, artizanatin shqiptar dhe identitetin arbëresh, përmes historive të njerëzve që e kanë kthyer traditën në mision dhe pasion. Flasim me katër zonja të nderuara që kontribuojnë në promovimin e kulturës tonë, e cila shprehet shumë bukur nëpërmjet elementëve në kostumografi: Erilda Selaj, drejtuese e Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Tradicionale; Lindita Binaj, artizane qilimash; Lizeta Hatika,     artizane e veshjeve tradicionale nga Gjirokastra dhe Zajmira Qeraxhiu, Kostumografe dhe Ambasadore e Promovimit të kostumit Arbëresh në botë.

MC/Shqiptarja.com