'Nëna ime shëroi stomakun me MOLLË’, Mos i qëroni lëkurat / 1 mollë në ditë ja çfarë i bën trupit

25 Nëntor, 14:02 | Përditesimi: 25 Nëntor, 14:02

“Një mollë në ditë mban mjekun larg”, një shprehje e njohur që e kemi dëgjuar të gjithë, por sa e vërtetë është në të vërtetë? Molla është një nga frutat më të konsumuara dhe më të dashura, por pas shijes së saj fshihen vlera të shumta ushqyese dhe përfitime të rëndësishme për shëndetin. Çfarë ndodh me organizmin tonë nëse konsumojmë një mollë çdo ditë? Si ndikon ajo në tretje, zemër, sheqerin në gjak dhe sistemin imunitar? A është më e shëndetshme të hamë mollën me lëkurë apo pa të? Cila është më e mirë: molla e kuqe, jeshile apo e verdhë? Dhe a ka raste kur konsumimi i saj duhet kufizuar? Për të zbuluar sekretet e këtij fruti, për të ndarë përfitimet reale nga mitet dhe për të kuptuar se kur dhe si duhet ta konsumojmë, flasim në Rreze Dielli me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike.

MC/Shqiptarja.com