E PAZAKONTË | Bëri qilima për të mbuluar një fushë futbolli! Artizania frymëzon me historinë…

27 Nëntor, 13:05 | Përditesimi: 27 Nëntor, 13:05

E nisi në moshë të vogël, profesionin e artizanes, sot Lindita Binaj është një ndër artizanet më të mira në vend për traditën e sixhadeve dhe qilimave. Ajo punon me pasion dhe dashuri duke sjellë motivet tradicionale në të gjitha punimet e saj, një trashëgimi që vetë ajo thotë se e ka me shumë merak. “Punoj shumë orë, nuk e ndjej lodhjen pasi e dua shumë këtë punë, por kam vetëm një merak kujt do t'ia lë trashëgim, pasi unë kam djem dhe jo vajza, uroj shumë që nuseve të ardhëshme t'ja u mësoj” u shpreh ajo. Lindita nuk di të thotë një numër ekzakt sesa qilimë apo sixhade ka krijuar, por ajo shprehet se aq të shumtë janë në numër sa mund të mbulohet një fushë futbolli me krijimet e saj!

MC/Shqiptarja.com