Petë sfoliatë me spinaq dhe djathë në furrë nga zonja Albana

3 Maj 2023, 12:04

Petë sfoliatë me spinaq në furrë

Përbërësit:

  • 1 petë sfoliatë
  • 1 qepë
  • 250 gr spinaq
  • 1 tufë koper
  • 2 vezë
  • 100 gr djathë i bardhë
  • 100 gr djathë kaçkavall
  • 150 ml qumësht
  • 1 lgj miell
  • Vaj ulliri
  • Arrë moskat
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Petën e sfoliatës e hapim në një tavë. Kaurdisim fillimisht në pak vaj ulliri qepën e grirë imët, më pas shtojmë spinaqin dhe sapo të ulet volumi hedhim pak kripë dhe miellin dhe e përziejmë me lugë druri. Shtojmë qumështin dhe erëzat, e trazojmë mirë dhe e largojmë nga zjarri. E lemë të ftohet pak dhe më pas shtojmë vezët, djathin dhe koperën. Këtë masë e shtrojmë mbi petën sfoljatë, e mbulojmë sipërfaqen me djathë të grirë dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë për 25 minuta.