Petë të pjekura me kunguj dhe djathë nga zonja Vjollca

21 Prill 2020, 11:09

Petë të pjekura me kunguj dhe djathë

Përbërësit: 2-3 petë të pjekura 3 kunguj jeshilë 150 gr djathë të bardhë 1/2 tufë majdanoz 1/2 tufë koper 5 kokrra vezë 250 ml qumësht Kripë dhe piper i zi 3 lugë gjelle vaj ulliri 125 gr mozzarella Përgatitja: Fillimisht petët i copëtojmë në copëza 3-4 cm. Kungullin e presim në feta të holla për së gjati, e më pas në copëza mesatare. Djathin e thërrmojmë. Majdanozin dhe koperin e presim imët. Në një tas të madh rrahim me tel dore vezët, shtojmë qumështin dhe vazhdojmë përzierjen. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi, shtojmë djathin dhe petët e copëtuara, i përziejmë petët që të përthithin qumështin, shtojmë kungujt dhe në fund shtojmë dhe majdanozin me koprën. Në një tavë me diametër 25 cm vendosim letër pjekje e më pas shtojmë masën. E nivelojmë mirë atë, e mbulojmë me copa mozzarella dhe e vendosim në furrë, në temperaturë 180 gradë Celsius, për 30 minuta.