Petulla me kos
Përbërësit:
- 2 vezë
- 1 majë luge kripë
- 2 gota kos
- 2 gota ujë
- 4 gota të plota me miell
- 1 lugë kafe sodë buke
- 1 filxhan kafe qumësht
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Rrahim vezët, shtojmë kosin duke e përzier, hedhim një gotë ujë dhe vazhdojmë trazimin. Shtojmë miellin gradualisht, bashkë me sodën e bukës. E përziejmë derisa të formohet një brumë i trashë, pothuaj si brumë buke, por jo shumë i ngurtë. Nëse brumi del i fortë, shtojmë pak qumësht derisa masa të bëhet e njëtrajtshme. E mbulojmë brumin dhe e lëmë të pushojë 15–20 minuta. Më pas nxehim vajin, marrim brumin me lugë dhe skuqim petullat nga të dyja anët derisa të marrin ngjyrë të artë. I shërbejmë të ngrohta me djathë, mjaltë ose reçel sipas dëshirës.





















