Petulla me rikota në furrë nga zonja Vjollca

15 Prill 2021, 10:07

Petulla me rikota në furrë

Përbërësit:

2 vezë

kripë dhe piper të zi

3 lugë gjelle prmixhano të grirë

150 gr miell

3-4 lugë gjelle ujë

1 lugë çaji pluhur pjekës

1 topth djath I tymosur

250 gr rikota

Përgatitja:

Në një tas rrahim 2 vezë të plota shtojmë kripë, piper të zi dhe I rrahim sëbashku. Në tasin me vezë shtojmë 3 lugë gjelle djath parmixhano të grirë imët dhe vazhdojmë ëprzierjen në tas. Shtojmë pak nga pak miellin dhe duke e përzjerë vazhdimisht. Rregullojmë konsistencën e brumit duke shtuar 3-4 lugë gjelle ujë, shtojmë pluhurin pjekës dhe përsëri e përziejmë brumin mirë.

Presim djathin e tymosur në kubikë të vegjël dhe e shtojmë në tas duke I përzjerë mirë. Presim rikotën në copëza dhe e bashkojmë atë në brumin e përziejmë lehtë.

Në një tepsi ku kemi shtuar një letër pjekje dhe me ndihmën e 2 lugëve ndajmë burmin në petulla të cilat I pjekim në temperaturë 180 gradë Celsius për 20-25 minuta.