Pezullohet numërimi i votave preferenciale te KZAZ 31, ka dyshime se votat e hedhura vetëm për partinë po llogariten në favor të kandidatëve! Policia nxjerr jashtë vëzhguesit

14 Maj 2025, 15:49 | Përditesimi: 14 Maj 2025, 15:49

TIRANË – Procesi i numërimit të votave preferenciale te 1 Maji, KZAZ 31, është pezulluar pas dyshimeve se votat e hedhura vetëm për subjektin politik po vlerësohen edhe si vota në favor të disa kandidatëve të caktuar.

Konkretisht, nga opozita pretendohet se këto vota në të cilat është zgjedhur vetëm partia, po numërohen edhe si vota në favor të kandidatit socialist Xhemal Qefalia.

Policia ka nxjerrë jashtë objektit ku po numërohen votat preferenciale të gjithë vëzhguesit, ndërsa KQZ ka dërguar përfaqësuesin e saj.

I.M/Shqiptarja.com