Pica me lulelakër nga zonja Mirela

30 Tetor, 11:51 | Përditesimi: 30 Tetor, 11:51

Pica me lulelakër

Përbërësit:

  • 1 boçe mesatare lulelakër
  • 3 vezë Ovvital
  • 4 lugë miell Ola
  • 2 lugë bukë e thekur e grirë/ peksimadhe
  • Kripë dhe piper
  • Vaj ulliri
  • 200 g salcë domate Pumario
  • 200 g djathë mozzarella

Përgatitja:

Lulelakrën e grini në blender dhe e bashkoni me vezët, peksimadhen dhe miellin. Formoni brumin duke e shtypur mirë që të mblidhet edhe e hapni në tavë me letër furre, e lyeni me salcë, djathë mozzarella dhe pak vaj ulliri. Pjekja me 250° te pjesa poshtë derisa të marrë ngjyrë.

MC/Shqiptarja.com