Pikëpyetjet për zgjedhjen e kreut të ri të PD! Kryesia urdhëron ‘Komisionin e Zgjedhjeve’ të drejtojë procesin, por ky organ mungon! Mbledhja e Këshillit Kombëtar, domosdoshmëri

11 Qershor 2023, 15:25

Në Partinë Demokratike tashmë ka nisur procesi për zgjedhjen e kryetarit të ri, por një sërë pikëpyetjesh po e shoqërojnë atë. Kryesia në vendimin e fundit ia la detyrë ndjekjen e procesit Komisionit Zgjedhor, por kjo strukturë nuk funksionon.  Anëtarët e saj janë larguar drejt Sali Berishës.