Pite furre me kungull dhe pançetë

28 Prill 2021, 10:22 | Përditesimi i fundit: 2021-04-28 10:33:14

Pite furre me kungull dhe pancete

Përbërësit:

6 veze

1 filxhan kos grek

1 filxhan qumesht

1 filxhan miell

1 filxhan djathe cheddar

2 kunguj të vegjël të grirë në rende

1 qepe

1 karrotë të grirë në rende

4 feta pancete të prera në copa të vogla

Përgatitja:

Në një enë përzieni vezët, qumështin, kosin. Me pas shtoni djathin, kungullin, qepën, karrotën. Në fund shtoni miellin. Kalojeni masën në një tavë të lyer me pak vaj dhe vendoseni në furrë për 40-45 mnuta në 180-190 gradë Celsius.