Pite me miell misri dhe presh nga zonja Vjollca

24 Nëntor 2020, 10:52 | Përditesimi i fundit: 2020-11-24 11:24:39

Pite me miell misri dhe presh 
Përbërësit:

1kg presh 
3 vezë 
1 gotë vaj 
2 gota kos
1 gotë qumësht 
2 gota miell misri
1 gotë miell gruri 
1 pako pluhur pjekës
200 gr djath të bardhë
pak kripë
Përgatitja:
Fillimisht pastrojmë presht dhe I presim ato në 1/4 horizontalisht e më pas I grijmë hollë. Vendosim në zjarr një tigan të thellë me 3 lugë gjelle vaj dhe kaurdisim presht deri sa ata të ulin volumin dhe të zbuten. Rregullojmë shijen me kripë. Në një tas rrahim 3 kokrra vezë, vaj, kos, qumësht I përziejmë mirë duke shtuar pak kripë. Shtojmë pak nga pak miellin e misrit, pluhurin pjekës, miellin e grurit I përziejmë mirë. Shtojmë në tas preshët e gatuara vazhdojmë përzierjen kontrollojmë konsistencën varet nga lagështira që kanë preshët nëse rezulton brumi I hollë mund të shtojmë dhe pak miell misri në fund, shtojmë dhe djathin e thërrmuar. Lyejmë tepsinë me vaj , shtojmë brumin, pak vaj sipër dhe e pjekim në temperaturë 200 gradë Celsius për 30 minuta.