Pite të mbushura me djathë dhe kremviçe
Përbërësit:
- 500 g miell
- 300 ml kos
- 1 vezë
- 1 lugëz me sodë
- 1 lugë vaj ulliri
- Pak kripë
- Për mbushjen: djathë gouda dhe kremviçe
Përgatitja:
Formojmë brumin dhe e lëmë të pushojë disa minuta. E ndajmë në 8 kuleçë edhe i hapim me pec me trashësi 3 mm, i mbushim me kremviçe dhe djathë. I palosim në mes duke mbyllur mirë anët. I skuqim në vaj të nxehtë derisa të marrin ngjyrë nga të dy anët.




















