Pjesëmarrësit në Samitin e Procesit të Berlinit u përballën me një surprizë gjatë drekës së shtruar nga kryeministri Edi Rama. Teksa ishin ulur në tavolinë, atyre u erdhi përpara një kuti pice mbështjellja prej kartoni në të cilën dukej kryeministri si picajol, por në fakt të ftuarit zbuluan një detaj të veçantë.
Pas hapjes së kutisë së picës ata gjetën brenda disa pjata porcelani zbukurimi dhuratë me pikturat e kryeministrit Rama ndër vite. Të gjithë u suprizuan dhe ishte kryeministri i Holandës i pari që pyeti në lidhje me to.