Pjesëmarrja në zgjedhje sipas qarqeve deri në orën 14:00! Tirana dhe Dibra kryesojnë! Vlora me nivelin më të ulët, qyteti bregdetar pret edhe Giro d’Italia

11 Maj, 13:46 | Përditesimi: 11 Maj, 14:42

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat zyrtare për pjesëmarrjen në votime deri në orën 13:00 në të gjitha qarqet e vendit. Sipas raportimeve nga 2639 nga 5225 qendra votimi në total, pjesëmarrja kombëtare është regjistruar në 26.55%, duke shënuar një rënie krahasuar me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, ku në të njëjtën orë ishte 31.52%.

E.H/Shqiptarja.com