Pjesëmarrja në zgjedhje sipas qarqeve deri në orën 16:00! Dibra ia kalon Tiranës për pjesëmarrje! Vlora me nivelin më të ulët, qyteti bregdetar pret edhe Giro d’Italia

11 Maj, 16:31 | Përditesimi: 11 Maj, 16:31

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike të dhënat zyrtare të pjesëmarrjes në votime deri në orën 16:00. Deri në këtë moment kanë votuar 36.11% e zgjedhësve.

Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare deri në orën 16:00 arriti në 36.11%. Dibra kaloi në krye me 42.54%, duke lënë pas Kukësin me 40.50% dhe Tiranën me 40.47%. Në fund të listës mbetet Vlora me 25.19%.

Në qytetin bregdetar po mbahet edhe gara sportive e Giro d’Italia, e cila ka ‘paralizuar’ një pjesë të qarkullimit. PS ka kërkuar shtyrjen e orarit të votimit në qarkun e Vlorës, deri në 22:00. Celibashi tha se mbi këtë kërkesë do duhet të merret një vendim, nga Komisioni Rregullator, i cili do të mblidhet në 15:00.

Në tabelë mund të shihni, pjesëmarrjen për secilin qark dhe krahasimi me zgjedhjet e 2021. 

r.k./Shqiptarja.com