'Plani i Rritjes i BE'/ Miratohen 64.5 mln € parafinancim për Shqipërinë, Gonzato: Moment i rëndësishëm drejt anëtarësimit në Union! Dhuka: Shenjë besimi

25 Mars, 15:15

Miratohet 64.5 milionë euro parafinancim për Shqipërinë. Në këtë pagesë të parë, që vjen në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, 30 milionë euro shkojnë për reformat ndërsa 34.5 milionë euro për investimet në infrastrukturë. Ambasadori Gonzato e cilësoi këtë si një moment të rëndësishëm në rrugën e integrimit.