Pogradec, 63 vjeçari i humbur prej 48 oresh. Ja çfarë i frikëson familjarët!

29 Mars, 21:11

Pjesa e pare Dt 29 Mars Pa Gjurme - Pogradec, 63 vjeçari i humbur prej 48 oresh. Ja çfarë i frikëson familjarët!Shaziman Penko është rasti urgjent, i cili erdhi gjatë transmetimit të emisionit Pa gjurmë në Report Tv, mbrëmjen e djeshme. Shaziman Penko është nga Pogradeci dhe u largua nga banesa e tij më datë 27 mars të këtij viti. 2 ditë më parë 63-vjeçari doli nga shtëpia rreth orës 7 të mbrëmjes, ndërsa ende sot rezulton i zhdukur.

Menjëherë pas humbjes së çdo kontakti me familjarët nga 63-vjecari ata kanë bërë denoncimin në policinë e Pogradecit, por deri në këto momente asnjë gjurmë e tij. Babai i tre fëmijëve u largua nga banesa në lagjen Kala, ne qendër të qytetit, ndërsa të afërmit thonë se prej dy javësh kurohej nga problem me kujtesën.

Zakonisht itinerari i tij i fundit ishte xhiroja në shëtitoren e qytetit, ndërsa atë ditë kishte të veshur një xhup ngjyrë ulliri, pantallona të zeza me vija të bardha dhe një palë çizme llastiku. Familjarët kanë kërkuar përgjatë perimetrit të liqenit më dyshimet se mund të jetë mbytur, por deri tani asnjë gjurmë. Ndërsa kanë pyetur edhe të afërm të 63-vjecarit , se mos ai ka shkuar në fshatin e tij të lindjes në Hamesh të Pogradecit.

As atje nuk janë gjetur gjurmë të 63-vjecarit. Shaziman Penko ditën që doli i la aty telefonin dhe kartën e identitetit.

Programe të tjera

Shiko të gjitha