Pogradec/ 'Ulu të thash', ndalohet furgoni me rreth 40 klandestinë, efektivi me armë në dorë mundohet t'i mbajë në automjet

7 Shtator 2021, 14:09 | Përditesimi i fundit: 2021-09-07 14:31:15

Rreth 40 kladestinë i kanë 'shpëtuar' nga duart policisë në Pogradec, duke u larguar me vrap në mes të qytetit. Në bazë të informacioneve të marra, patrulla e policisë ndaloi një furgon në mes të qytetit, ku ndodheshin klandestinët, por dështuan t'i kapnin ata. Ndërkohë është identifikuar edhe drejtuesi i furgonit dhe po punohet për kapjen e tij