Policia rrethon News24, kërkon lirim të godinës së grupit mediatik! Televizionit i fiket sinjali. Opozita e shoqatat: Sulm fjalës së lirë

9 Gusht, 10:39 | Përditesimi: 9 Gusht, 13:53

Mëngjesin e kësaj të shtunë, që prej orës 07:00 të mëngjesit, policia u shfaq në mjediset e televizionit News 24, në ish-Uzinën e Autotraktorëve, në lagjen Shkozë të Tiranës.

Policia kërkoi mos futjen e gazetarëve në godinë dhe zbrazjen e saj.

Në këtë godinë aktualisht ndodhen redaksitë e News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare, ndërsa ende nuk ka një shpjegim zyrtar nga autoritetet se cili është qëllimi.

r.k./Shqiptarja.com