Politika kthen sytë nga votuesit për herë të parë, dy maturantët: Kandidatët tallen me popullin, s'e marrin seriozisht fushatën

29 Prill, 16:25

Janë 114 mijë 18-vjeçarë të cilët do të mund të ushtrojnë për herë të parë të drejtën e votës më 11 maj. Report TV bisedoi me dy maturantë në Tiranë, që do të shkojnë të votojnë, por që janë kritikë për fushatën sipërfaqësore që sipas tyre po bëjnë disa politikanë, kryesisht në rrjetet sociale.