Porti i Durrësit/ Alibeaj: Alabbar do investojë 160 mld euro, ku do i gjejmë 1.9 mld eurot e tjera? Do vijnë nga paraja e krimit

24 Nëntor 2022, 14:59 | Përditesimi i fundit: 2022-11-24 15:03:51

Kreu i Grupit të PD-së Enkelejd Alibeaj tha në Kuvend se në Portin e Durrësit do të pastrohen paratë e krimit. Teksa u ndal në marrëveshjen e Portit, Alibeaj tha se Mohamed Alabbar fillimisht do të investojë vetëm 80 mln euro dhe 80 mln eruo të tjera do t’i marrë në bankë. Alibeaj ngriti pyetjen se ku do të gjenden 1.69 mld euro të tjera, që ministret i kanë thënë se do vijnë nga palë të treta. Sipas tij, do të vijnë nga paratë e krimit, nga ata biznesmenë që kanë ndërtuar në Tiranë gradaçelat përmes së cilave kanë pastruar para.