Porti i Durrësit, Berisha: Mega aferë korruptive, e çojmë në Gjykatën Kushtetuese! Kërcënon policët për protestën: Mjerë ai që prek protestuesit

11 Nëntor 2022, 15:53

Projekti i ri i Portit të Durrësit po kundërshtohet nga opozita, të cilët e quajnë një mega aferë korruptive. Ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në konferencën e përjavshme për media denoncoi sërish marrëveshjen për Portin e Durrësit, ndërsa shtoi se kanë përgatitur një padi që do ta dorëzojnë në Gjykatën Kushtetuese.