Porti i Durrësit/ ‘Rithemelimi’ çon në SPAK Ramën e Ballukun: Kompania Eagle Hill, ofshore

25 Nëntor 2022, 16:02

Pas miratimit të marrëveshjes në parlament, Adriana Kalaja e Rithemelimit, dorëzoi në SPAK një padi kundër kryeministrit Rama, ministres Balluku e një sërë zyrtarësh të tjerë, të lidhur sipas saj me atë që e quan aferën e Portit të Durrësit. Kalaja tha se dorëzoi prova se kompania investitore “Egle Hill” është offshore.