Posterat e partive, KQZ kërkon të vendoset ‘prodhuar në përgjegjësinë ligjore të subjektit! Kërkesë për informacion bashkive për vendndodhjen

25 Prill 2023, 15:20

Vendosja e materialeve propagandistike të partive politike, në veçanti Partisë Socialiste, ishte pjesë e shqyrtimit sot në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pas denoncimet të ‘Bashkë Fitojmë’ dhe forcave të tjera se ‘Billboard-e’ të Kryeministrit Rama janë në çdo rrugë të vendit.