Pr/buxheti 2024, Zhupa: Studentët, të braktisurit e mëdhenj! Investimet në arsim, 2.3 herë më të ulëta se fatura e PPP-ve

15 Nëntor 2023, 14:09

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka folur sot për buxhetin e vitit 2024 duke e cilësuar si dëmtues të së mirës publike dhe të parave të qytetarëve. Ajo shprehet se buxheti për arsimin rezulton të jetë 2.3 herë me i ulët se fatura e qeverisë për koncesionet e dhëna.