Presidenti Begaj shpallet ‘Qytetar Nderi’ nga Komuna e Roshanos në Itali

28 Maj 2023, 12:08 | Përditesimi i fundit: 2023-05-28 13:18:46

Në kuadër të vizitës zyrtare në Itali, Presidenti i Republikës,  Bajram Begaj zhvilloi një vizitë edhe në komunën e Roshanos, ku u takua me autoritetet vendore të komunës si dhe rajonit të Abrucos, me përfaqësues të komunitetit arbëresh të Roshanos, por edhe me diasporën e re shqiptare të vendosur aty në tre dekadat e fundit.