Presidenti Begaj takohet me të dërguarin e qeverisë britanike për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach

20 Maj 2023, 19:58

Në kuadër të pjesëmarrjes në ceremonitë e inaugurimit të Presidentit të ri të Malit të Zi, Presidenti i Republikës Bajram Begaj u takua edhe me të Ngarkuarin e Posaçëm të Qeverisë britanike për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach.