Presidenti polak në Tiranë: Bashkëpunojmë në disa fusha, turizëm e ndërtim! Shqipëria po zhvillohet

11 Maj 2023, 13:35

Presidenti polak Andrzej Duda në vizitën që po zhvillon në Shqipëri është i shoqëruar nga sipërmarrës polakë, me të cilët do diskutohet për bashkëpunimin në disa fusha. Durda tha se bashkëpunimi do jetë në shumë fusha, në ndërtim, turizëm, investimi në infrastrukturë, linja hekurudhore etj. Ai tha se Shqipëria po zhvillohet në mënyrë dinamike.