Prezantohet ministrja e Brendshme Albana Koçiu, Rama: Nuk është kryepolic, qasje e re për këtë institucion

19 Shtator, 13:49 | Përditesimi: 19 Shtator, 16:43

Albana Koçiu është prezantuar si ministrja e parë grua në krye të Ministrisë së Brendshme. Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij teksa prezantonte ministren Koçiu, tha se tashmë ky institucion duhet të fokusohet në të gjitha punët e brendshme të vendit dhe jo vetëm te Policia e Shtetit.

I.M/Shqiptarja.com